Telenews

BASKETBOLLI I KOSOVËS / VËLLAZNIMI I GJAKOVËS AFËR RIKTHIMIT NË SUPERLIGË

Vëllaznimi i Gjakovës është afër rikthimit në elitën e basketbollit kosovar, pas fitores së sontme në finalen e parë ndaj Prishtinës së Re.
Kuqezinjët mposhtën sonte goxha thellë Prishtinën e Re 89-72.
Vëllaznimi sonte fitoi pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes (20-12, 27-22, 24-20), përpos të tretit që u mbyll baraz (18-18) dhe kështu fitorja ishte e pashmangshme.
Besnik Azemi sonte ishte enigmë e pazgjidhur për prishtinasit me double-double prej 25 pikëve e 13 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Ujkan Karanezi me 15 pikë, Michael Green me 14 dhe Atik Koshi me 10 sosh.
Te Prishtina e Re lojë të mirë shfaqën, Dion Haxhosaj me double-double (16pk, 18krc), Arber Sinani e Don Polloshka me nga 14 pikë dhe Art Islamaj me 12 sosh.
Vëllaznimi me këtë fitore i afrohet inkuadrimit në Superligë, sepse edhe me një humbje eventuale në kryeqytet me 18 prill, deri në -16, përsëri i mjafton rikthimi në elitë. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu