Telenews

Basketbolli prizrenas për ”toke”, Prizreni mposhtet thellë nga Ylli i Therandës

SHKRUAN EDMOND VILA

Basketbolli në qytetin e bukur të Prizrenit është buzë ”kolapsit”.

Këtë që po e shkruajmë e tregon fakti se sonte në palestrën Sezai Surroi në Prizren u mposht edhe ekipi tjetër i qytetit Proton Cable Prizreni nga skuadra fqinje Golden Eagle Ylli 71-92.

Kjo humbje e rikthen ekipin nga Prizreni në fund të tabelës, ku pas vetes e ka vetëm Istogun.

Klubi i Proton Cable Prizrenit nuk po gjen assesi rehati as në këtë edicion, pasiqë sonte u mposht me diferencë të thellë dhe konfirmoi faktin se me ekipet e ”mëdha” e ka problem të fitojë.

Në xhiron e 13 nga Superliga e Kosovës në basketboll, humbje pësoi edhe klubi tjetër prizrenas i basketbollit, Bashkimi që në 9 ndeshjet e fundit ka vetëm 1 fitore.

Marrë në tërësi, basketbolli prizrenas po vazhdon me rezultate negative dhe ç’është më e keqja, nuk ka sinjale se mund të ketë këndellje.

Të ngajshme

Barcelona refuzon një ofertë prej 30 milionë euro për Marc Casadon

Valjeta Turkaj

Muriqi flet për shanset e kualifikimit të Kosovës në Botëror, i zbulon ofertat e majme që refuzoi nga Turqia, Arabia Saudite e Katari

KushtrimGuraj

Barcelona synon yllin e Bayern Munich për ta përforcuar fazën e mbrojtjes

KushtrimGuraj