Telenews

Basketbollisti shqiptar Erxhan Osmani vazhdon 2 vite kontratën me gjigantin turk

Klubi i njohur turk dhe evropian Anadolu Efes ka njoftuar zyrtarisht se ka zgjatur bashkëpunimin me basketbollistin shqiptar, Ergjan Osmani, për edhe dy edicionet e ardhshme.

Lajmi u konfirmua përmes një komunikate nga klubi, ku u theksua rëndësia që Osmani ka pasur në suksesin e skuadrës këtë sezon.

Osmani, me prejardhje nga Bajram Curri i Shqipërisë, është duke jetuar momentin më të artë të karrierës së tij në një prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në Evropë – Anadolu Efes, fitues i dy titujve të Euroligës dhe klubi me më shumë trofe në historinë e basketbollit turk.

Rinovimi i kontratës deri në vitin 2027 përforcon statusin e Osmani-t si një prej yjeve të së ardhmes te Efesi, ndërsa për shqiptarët është një moment krenarie – duke parë një basketbollist me rrënjë nga Shqipëria të shkëlqejë në një prej arenave më të mëdha të basketbollit evropian.

Me këtë hap, Anadolu Efes tregon se vazhdon të besojë në potencialin e Osmanit, ndërsa për vetë lojtarin kjo është një mundësi për të vazhduar të shkruajë historinë e tij në nivelet më të larta të sportit.

Të ngajshme

Fushë Kosova shpallet kampione në Beach Volley për U22

Valjeta Turkaj

Luis Enrique flet për Mbappen pas triumfit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Valjeta Turkaj

Dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve të PSG-së në Francë

KushtrimGuraj