Telenews

Bastiset edhe banesa e ish-shefit të AKI-së

Prokuroria e Specializuar e Hagës po kryen bastisje në shtëpinë e Bashkim Smakës, ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS (Zyra e Prokurorit të Specializuar) ndodhet para dyerve të shtëpisë së Smakës.

LEXO EDHE:

Bastisje në Prishtinë, kjo është arsyeja

Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Specializuar po zhvillohet sot në rajonin e Prishtinës.

Siç raportoi Paparaci sot në mëngjes, aksioni është urdhëruar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Operacioni i sotëm i Prokurorisë përfshiu edhe bastisjet në shtëpinë e Blerim Shalës, një tjetër ish-këshilltari të Hashim Thaçit.

Ish-presidenti Thaçi dhe katër ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Bashkë me Thaçin, të akuzuar janë edhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndaj tyre, i cili ka nisur një vit më parë, vazhdon ende.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm. Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

KushtrimGuraj

1 milion e 515 mijë Euro për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

KushtrimGuraj

Macron: Nga viti i ardhshëm edhe në shkollat e mesme do të ndalohet përdorimi i telefonave

KushtrimGuraj