Telenews

Bastiset shtëpia e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti i dyshuar për korrupsion

Policia e Kosovës të premten në mëngjes ka bastisur shtëpinë e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti, i cili po dyshohet për korrupsion.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar  Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Lidhur me rastin mund t’ju njoftoj që ka pasur bastisje”, ka thënë shkurt Kelmendi pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti po dyshohet për korrupsion pas publikimit të një video-incizimi në media.

Ai po dyshohet se ka marrë 150 mijë euro për të ndikuar në kryerjen e disa lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Pas publikimit të kësaj afere kishte reaguar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila kishte premtuar se do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese.

Të ngajshme

Talat Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Erzana Fazliu

Harxhi i shtëpisë me çmime të çmendura, me Kurtin 600 euro, para tij rreth 250

Erzana Fazliu

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu