Telenews

Bastiset shtëpia e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti i dyshuar për korrupsion

Policia e Kosovës të premten në mëngjes ka bastisur shtëpinë e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti, i cili po dyshohet për korrupsion.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar  Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Lidhur me rastin mund t’ju njoftoj që ka pasur bastisje”, ka thënë shkurt Kelmendi pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti po dyshohet për korrupsion pas publikimit të një video-incizimi në media.

Ai po dyshohet se ka marrë 150 mijë euro për të ndikuar në kryerjen e disa lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Pas publikimit të kësaj afere kishte reaguar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila kishte premtuar se do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese.

Të ngajshme

Mimoza ka një kërkesë për Era Istrefin

Blearta

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta

Vanesa flet hapur për puthjen në buzë me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur siç e puth unë…

Blearta