Telenews

Bastiset shtëpia edhe e një këshilltari tjetër të Thaçit

Mëngjesin e sotëm ka filluar bastisja nga Dhomat e Specializuara në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë që dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit, poashtu ish-këshilltar i Thacit dhe në shtëpinë e prindërve të tij.

Teksa para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shales.

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Pas bastisjes së banesësDJE , Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“.

Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”

“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami. /Telenews.al/

Të ngajshme

Digjet një automjet “pick-up” në rrugën Suharekë–Prishtinë

KushtrimGuraj

Nuk e lejonte gruan të punonte, theu gotën mbi tavolinë duke i terrorizuar – 60-vjeçari ndalohet për dhunë në familje në Mitrovicë

KushtrimGuraj

Aksident në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, lëndohen tre persona

KushtrimGuraj