Telenews

BASTISJE E MADHE NË MESNATË, POLICIA KAP KUMARXHINJTË E PRIZRENIT

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot mbrëmë në Prizren ka bastisur një lokal në rrugëm ”Njazi Alishani”  disa persona po luanin bixhoz.
Përmes burimeve të saja, Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për “OBESSS COFFEE AND MORE’ me pronar Sebajdin Gashi i cili sipas policisë i ka lejuar luajtjen e bixhozit brenda lokalit dhe i ka marrë nga 1 euro në orë..
“Brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë. Pronari deklaron se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga 1 (një) Euro për një orë loje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
.Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:
S. G., i datëlindjes 1986 m/sh/k
N Ç.. i datëlindjes 1990 m/t/k
B K., i datëlindjes 1978 m/sh/k
A O., i datëlindjes 1971 m/sh/k
G.A.. i datëlindjes 1972 m/sh/k
A. Sh., i datëlindjes 1976 m/sh/k
E. I., i datëlindjes 1981 m/sh/k
A. B., i datëlindjes 1970 m/sh/k
R. Th .,i datëlindjes 1968 m/sh/k
G. K., i datëlindjes 1980 m/sh/k
E. A., i datëlindjes 1973 m/sh/k
A. K., i datëlindjes 1984 m/sh/k
E. J., i datëlindjes 1991 m/sh/k
Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të sekuestrohen sendet e gjetura në cilësinë e provave materiale: një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime
Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit iniciohet Rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave, pronarit i lokalit S G ndalohet për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani