Telenews

Bastisje në shtëpinë e gardianit të arrestuar në Dubravë

Në shtëpinë e gardianit të arrestuar, Sebastian Deliajt, gjatë pasditës së sotme, po kryhen bastisje.

Sipas raportimeve këto veprime po realizohen pas gjetjes së substancave narkotike, të cilat i dyshuari kishte tentuar t’i fuste brenda burgut.

Ndaj të njëjtit pritet që fillimisht të caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa më pas do të parashtrohet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.

 

Të ngajshme

Erdogan uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Valjeta Turkaj

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj