Futbollistët kosovarë, Edon Sadriu, Festim Alidema, Valmir Verliu e trajneri Tahir Batatina kanë gjetur kohë për pak humor pas fitores në Therandë.
Të gjitha komente erdhën në një postim të futbollistit Festim Alidema, përcjell Futbollikosovar.net.
Komenti i parë ishte nga lojtari i Ferizajt, Edon Sadriu, që replikoi me Alidemën.
Nuk mungoi as Veliu që tha me shaka se nuk është për lojë.
Ndërkaq, në fund fare, Tahir Batatina u tall paksa me pozitën e Ferizajt në tabelë, duke i thënë Sadriut që mos ta ngacmojë Alidemën se sezonin tjetër të çon në Ligën e Parë.