Telenews

Bayern Munich dhe Milan interesohen për transferimin e Amine Adli

Amine Adli është duke kaluar nëpër një sezon shumë të mirë në vitin e tij të dytë në Bundesliga.

Sulmuesi anësorë po shkëlqen me fanellën e Bayer Leverkusen dhe ka bërë për vete skudara të mëdha që kanë shprehur interesim për të.

23-vjeçari iu bashkua dy viteve më parë Leverkusenit për 7,5 milionë euro nga Toulouse, derisa tani ka pesëfishuar çmimin e tij.

Anësori në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë, derisa Milan dhe Bayern Munich janë vënë pas tij.

Dy gjigantët evropianë kanë kontaktuar Leverkusenin për të pyetur për çmimin e futbollistit të talentuar francez.

Kicker ka raportuar se në garë përveç Milanit dhe Bayernit janë edhe dy gjigantët anglezë Arsenal dhe Newcastle United.

Leverkusen është gati ta lejoj largimin e talentit të tyre, por jo për një shumë më të vogël se 35 milionë euro.

Të ngajshme

Kyle Walker transferohet nga Manchester City te Burnley

KushtrimGuraj

Chelsea po planifikon një lëvizje shokuese për transferimin e yllit të Arsenalit

KushtrimGuraj

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu