Telenews

Bayern Munich fiton me rezultat tenistik ndaj Schalke 04

Bayerni i Mynihut vë një dorë mbi titullin kampion të 111 radhazi ,teksa triumfoi me rezultatin e tenistik 6-0 ndaj Schalke 04 dhe shkoi përkohësisht në kuotën e 68 pikëve.

Bavarezët e nisën vrullshëm dhe shënuan golin e avantazhit me anë të Thomas Muller në minutën e 21-të, ndërsa në të 29-ën ishte Kimmich që shënoi edhe golin e dytë me penallti.

Në pjesën e dytë shënuan dy herë Gnabry, një herë tel dhe një herë Mazraoui, duke vulosur suksesin bindës të bavarezëve që shkojnë përkohësisht 4 pikë larg Dortmundit, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi.

Unioni i Berlinit fitoi përballjen direkte për zonën Champions ndaj Freiburgut, me rezultatin 4-2, duke u ngjitur në vendin e katërt, ndërsa Wolfsburg mposhti 2-1 Hoffenhaimin 2-1 dhe parakaloi Leverkusenin.

Sa i përket zonës së mbijetesës, Bochum triumfoi 3-2 ndaj Augsburgut dhe doli përkohësisht nga zona e ftohtë, duke lënë pas vetes Schalken, Stuttgartin dhe Herthën e Berlinit.

Të ngajshme

Fushë Kosova triumfon në Prishtinë, fitore e qartë ndaj Prishtina ’75

KushtrimGuraj

Frikë në kampin e Barcelonës – ylli i skuadrës nuk stërvitet tri ditë para El Clasicos

KushtrimGuraj

“Po mendoja të hiqja dorë”, ylli i Man Cityt zbulon se ishte gati ta linte futbollin për të luajtur basketboll

KushtrimGuraj