Telenews

BBC: Festivali i Dua Lipës synon të ndryshojë imazhin e Kosovës

Në Mbretërinë e Bashkuar thuajse ka festivale gjatë gjithë verës.

Kjo nis me “Big Weekend” të Radio 1 në maj, “Glastonbury” në qershor, “Latitude” në korrik dhe “Reading” e “Leeds Bank” në gusht.

Disa madje mund të thonë se adhuruesit e muzikës në Britani janë të llastuar të bëjnë edhe përzgjedhje, shkruan BBC.

Por, kjo nuk ndodh në të gjithë botën dhe ka shumë vende, në të cilat ka pak ose thuajse fare ngjarje të tilla.

Pikërisht në këtë mes, Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini, donin të ndryshonin gjërat duke nisur festivalin Sunny Hill në qytetin e tyre, Prishtinë (Kosovë).

“Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta”, shpjegoi Dua në fillim të këtij viti.

“Kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët që doja të shihja nuk erdhi kurrë”, tha 28-vjeçarja./Telenews/

 

 

Të ngajshme

Sara Hoxha fotografohet në plazh me Erik Fullanin – një romancë e re pas ndarjes nga Ledri Vula?

KushtrimGuraj

“Politikë arrogante që dëmtoi ekonominë”- AKB dhe njohësit e ekonomisë Muratit pasi Supremja ia rrëzoi vendimin për arkat

KushtrimGuraj

Rohde paralajmëron për moskonstituimin e Kuvendit: Kosova mund ta humbasë relevancën

KushtrimGuraj