Telenews

Bologna interesohet për Dion Gallapenin, mbrojtësin e Kosovës

Në mediumet italiane është konfirmuar interesimi i klubit Bologna për mbrojtësin e Kosovës, Dion Gallapeni.

21-vjeçari, i cili është futbollist i Widzew Lodz por i huazuar te Wisla Plock, shihet si zëvendësues i Charalampos Lykogiannis në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kështu ka raportuar “Resto del Carlino”, sipas të cilit medium Bologna ka kërkuar informacione fillestare në lidhje me mbrojtësin e Kosovës.

Gallapeni ka shkëlqyer me Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, ndërsa karakterizohet për lojë të sigurt me top dhe vrapime të shumta në krahun e majtë. Ai me Kosovën i ka 11 paraqitje, ndërsa në këtë edicion ka një gol të shënuar dhe tri asistime në nivel klubesh në Poloni.

Faqja që merret me transferime të lojtarëve “transfermarkt” e vlerëson Gallapenin me 2.5 milionë euro.

Të ngajshme

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj