Telenews

BE godet industrinë shqiptare: Këtë mish nuk mund ta eksportojmë për mungesë sigurie

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej 30 vitesh është pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, Shqiperia nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.
Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.
“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, thotë për A2 CNN Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve.
Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

“Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo. “Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme”, thotë Stafa.
Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Europian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara.

Të ngajshme

Kryesindikalisti i VALA-s i reagon ashpër Abdixhikut të LDK-së, thotë se fala u fuqizua në dy vitet e fundit shumë

Donat Hashani

Ish-deputeti i VV-së: Lëvizja Vetëvendosje ka braktisur qëllimet e saj fillestare

Erzana Fazliu

Abdixhiku: Nga familja në politikë – gratë e përcaktojnë të ardhmen e Kosovës

Erzana Fazliu