Telenews

BE-ja bën thirrje për hetim ndërkombëtar të vdekjes së Navalnyt

 

 

Bashkimi Evropian lëshoi një deklaratë për vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes.

Si një prej figurave më të rëndësishme të opozitës, Navalny ishte në burg, nën akuza që, sipas kritikëve të Kremlinit, kanë qenë të motivuara politikisht.

Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin. Kremlini i cilësoi si “të neveritshme” akuzat e tilla.

BE-ja tha se është “e indinjuar” nga vdekja e politikanit të opozitës dhe shtoi se “përgjegjësia përfundimtare i takon presidentit Putin dhe autoriteteve ruse”. Ajo bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes së papritur të Navalnyt.

“BE-ja nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të kërkuar llogari nga lidershipi politik dhe autoritetet ruse, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë”, tha blloku.

Ai, po ashtu, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të disa qindra njerëzve që u arrestuan teksa kujtonin Navalnyn në disa qytete të Rusisë.

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj