Telenews

BE-ja këmbëngul: Themelimi i Asociacionit është obligim ligjor i Kosovës, ky është prioritet

 

 

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur thirrjen e vazhdueshme të bllokut ndaj Kosovës, për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Stano është shprehur se për shumë kohë BE-ja e ka theksuar se Asociacioni është obligim ligjor të cilin e ka pranuar vetë Kosova.

Sipas tij, edhe BE-ja edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet.

E kemi thënë për shumë kohë është që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim ligjor i Kosovës, obligim të cilin vet Kosova e ka pranuar. Bashkimi Evropian bashkë me SHBA-të, thonë që ky është prioritet dhe duhet të realizohet sipas obligimit që ka Kosova. Statuti, drafti i fundit, është bërë nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të Kosovës të sjellë draftin, të kryej obligimin nga ana e tyre. Përkundër thirrjeve të shumta nga BE-ja dhe SHBA-ja, në nivelin më të lartë. Drafti është përgatitur nga ne, duke respektuar vijat e kuqe të Kosovës, me pjesëmarrjen aktive të ekspertëve më të njohur ligjor ndërkombëtar, duke marrë parasysh modelet më efektive të asociacioneve të ngjashme brenda BE-së. Janë mbi 20 modele në BE që funksionojnë pa krijuar frikë për autonomi a ndarje”, ka thënë ai në Tëvë1.

Ndryshe, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit, të arritur më herët gjatë.

Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Kosova deri më tani ka refuzuar të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke shprehur frikën se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Serbia, ndërkaq, insiston në themelimin e tij.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj