Telenews

“BE-ja po i diskuton masat “më të ashpra” ndaj Serbisë”

 

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha Bashkimi Evropian është duke diskutuar masat ndëshkuese ndaj Serbisë.

Sipas Hazirit masat që janë duke u diskutuar janë edhe me të ashpra.

“Jemi nën masa ndëshkuese, i është bërë e qartë zotit Kurti që pa vlerësim të progresit të prekshëm thuhet në raportin e dialogut Kosovë – Serbi për normalizim, nuk ka masa ndëshkuese. Janë duke u diskutuar masat për Serbinë, është shumë e vërtetë, edhe shumë të ashpra bile”, ka deklaruar Haziri.

Po ashtu, ai ka thënë se Serbia nuk do t’i shpëtojë sanksioneve të BE-së pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, por sipas tij, njëherë është duke u kryer pjesa e hetimeve.

“Për shkak se Serbia do të ballafaqohet me raportin e hetimeve të 24 shtatorit, pra sa herë e përmendim ne këtë, veç i bëjmë më nervoz partnerët tanë, sepse ata janë duke e kryer pjesën e punës së hetimeve. Edhe ajo është tjetër raport me Serbinë, nuk do ta amnistojë, nuk do të shpëtojë Serbia prej kësaj pune në asnjë mënyrë. Se ata janë duke dashur të negociojnë këtë punë ndoshta pak a shumë, por ne jemi në hallin tonë, dhe kur jemi në telashet tona, ne duhet të ruhemi”, ka deklaruar Haziri në Debat Plus.

Të ngajshme

Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë e palëkundur për Kosovën

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu