Telenews

BE-ja vendos të ulë për 15 për qind përdorimin e gazit rus gjatë muajve në vijim

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të shkurtojnë përdorimin e gazit në rast se Rusia ndalon furnizimin.

Anëtarët e BE-së, gjatë një takimi të mbyllur, kanë rënë dakord të reduktojnë vullnetarisht 15% të përdorimit të gazit nga muaji gusht deri në muajin mars.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur!”, shkroi në Twitter Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së.

BE-ja ka thënë se qëllimi i marrëveshjes është të bëjë kursime dhe të ruajë gazin përpara dimrit, duke paralajmëruar se Rusia “po përdor vazhdimisht furnizimet me energji si armë”, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Marrëveshja vullnetare do të bëhej e detyrueshme nëse furnizimet arrijnë nivele krize.

Megjithatë, disa vende që nuk janë të lidhura me linjat e tubacioneve të gazit të BE-së, si Irlanda, Malta dhe Qiproja, do të përjashtohen nga çdo urdhër i detyrueshëm për reduktimin e gazit pasi nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë furnizime alternative.

Diku tjetër, vendet baltike, të cilat nuk janë të lidhura me sistemin evropian të energjisë elektrike dhe varen shumë nga gazi për prodhimin e energjisë elektrike, janë gjithashtu të përjashtuar nga objektivat e detyrueshëm për të shmangur rrezikun e një krize të furnizimit me energji elektrike.

Vendet gjithashtu mund të kërkojnë të përjashtohen nëse tejkalojnë objektivat e mbushjes së magazinimit të gazit, nëse varen shumë nga gazi për industritë “kritike”, ose nëse konsumi i tyre i gazit është rritur me të paktën 8% në vitin e kaluar krahasuar me mesataren e pesë vitet e fundit.

Marrëveshja vjen pasi firma ruse e energjisë Gazprom njoftoi se kishte reduktuar edhe një herë rrjedhat e gazit në Gjermani për të lejuar punën në një turbinë në tubacionin Nord Stream 1.

Tubacioni, i cili pompon gazin nga Rusia në Gjermani, ka punuar shumë nën kapacitetin për javë të tëra dhe Ukraina ka akuzuar Moskën për një “luftë gazi” kundër Evropës.

Gazprom ka shkurtuar plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë për shkak të refuzimit të tyre për të përmbushur një urdhër të Kremlinit për të paguar faturat e tyre në rubla, në vend të eurove ose dollarëve .

Rusia furnizoi shtetet e BE-së me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, dhe që nga pushtimi i Ukrainës, liderët evropianë kanë zhvilluar bisedime se si të reduktojnë varësinë e saj nga karburantet fosile ruse.

BE-ja ra dakord në maj të ndalojë të gjitha importet e naftës ruse që vijnë nga deti deri në fund të këtij viti, por ka zgjatur shumë kohë për tu arritur marrëveshja për ndalimin e gazit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 mars

Rrezarta Ramaj

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Policia shqipton rreth 800 gjoba brenda një jave për mosvënien e rripit të sigurisë

KushtrimGuraj