Telenews

BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Ukraina thotë se ka rifilluar pompimin e naftës ruse përmes një tubacioni në Hungari dhe Sllovaki, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh mbi një kredi prej 90 miliardë eurosh e cila shihet si mbështetje jetësore e Bashkimit Evropian për Kievin.

Menjëherë pas kësaj, ambasadorët e BE-së që u takuan në Qipro dhanë miratimin paraprak për kredinë, si dhe një paketë të 20-të sanksionesh ndaj Rusisë, thanë zyrtarët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësit e BE-së do ta nënshkruajnë atë në një samit informal të enjten.

Edhe pse financimi u ra dakord dhjetorin e kaluar, kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban vendosi veton ndaj pagesës në shkurt pasi Ukraina tha se dëmet e shkaktuara nga një sulm rus kishin ndaluar furnizimet.

Të ngajshme

Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Valjeta Turkaj

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

Valjeta Turkaj

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është stabile, por ne mbetemi vigjilentë

Valjeta Turkaj