Telenews

BE pajtohet që Kosova të kërkojë këshilla ligjore në Venecia për Draftin e Lajçak

 

 

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth kërkesës së këtij të fundit që BE ta çojë Draftin për Asociacionin në Komision të Venecias.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Gazetën Express ka thënë se Brukseli dhe QUINT e kanë bërë të qartë pritjen e tyre që Kosova ta dërgojë Draftin e BE-së në Kushtetuese për vlerësim, derisa ka shtuar se i takon Kosovës që të kërkojë këshilla ligjore në Venecia për Draft-legjislacione apo legjislacione që janë në fuqi, përfshirë edhe Draftin Evropian.

Stano ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të veprojë shpejt sa i përket kësaj çështje dhe t’iu jap fund vonesave të mëtejshme në përmbushjen e obligimit të saj për implementimin e Asociacionit.

“I takon Kosovës si palë në Komisionin e Venecias që të kërkojë këshilla juridike për projektligjet ose legjislacionin tashmë në fuqi, duke përfshirë edhe Projekt Statutin Evropian. Ne presim që Kosova të veprojë për këtë me shpejtësi dhe të ndalojë shtyrjen e mëtejshme të dorëzimit për detyrimin e saj”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Në përgjigjen për Express, Stano ka thënë se Drafti i BE-së është përgatitur nga ekspertë ligjorë evropianë, përfshirë gjermanë, italianë, francezë e amerikanë.

source

Të ngajshme

Ambasadori i Izraelit në Beograd: Do të donim të shihnim një zgjidhje paqësore me Kosovën, por s’i përzihemi Serbisë

Donat Hashani

Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në

Donat Hashani

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani