Telenews

BE tregon se çka po ndodh me bisedimet Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano tha sot se në këtë moment BE-ja nuk mund të shpallë një rund të ri të dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kemi asgjë në bazë të së cilës mund ta shpallim një dialog të mundshëm të nivelit të lartë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se pret ftesë për një takim në Bruksel këto ditë dhe se shpreson në një zgjidhje, sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës e cila e heq përdorimin e dinarit në vend.

Stano i tha agjencisë serbe të lajmeve, Beta se nuk mund të flasë për atë që Vuçiq ka në mendje.

Ai deklaroi se “nuk ka asgjë më shumë për të deklaruar përveç asaj që ka prezantuar Borrell pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Mynih”.

Borrell përmes një mesazhi përmes platformës “X” tha se “stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe rruga për këtë është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE”.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj