Kështu, fotografi i njohur ka rrëfyer mbrëmjen e sotme i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio se ka arritur të gjejë një metodë për të ditur orën brenda reality show-t, gjë që sigurisht nuk lejohet, megjithatë “sekreti” i tij nuk ka mbijetuar për një kohë të gjatë.
Ndërkohë, sa i takon lojës dhe eksperiencës së tij ai u shpreh kështu: “Për mua ishte shumë qejf, jam kënaqur shumë, kam qeshur shumë aty brenda. Këtë presionin që thonë të gjithë nuk e kam ndierë, ndoshta edhe pse nuk jam bërë pjesë e debateve. Nuk u bëra pjesë e debateve sepse ato debate që bënin ishin për gjëra që kishin kaluar dhe gjëra para se të futesha unë”.
Pirro Beati përndryshe u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e së shtunës kur u hap një televotim gjatë javës dhe të nominuar ishin vetëm banorët që kishin humbur lojën me litarë shkaku i Luizit.