Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh shumë emocional dedikuar nënës së saj, Antigonës, e cila po përballet me një betejë të vështirë kundër kancerit.
Përmes një fotografie ku shihet duke ia mbajtur dorën nënës së saj, Beatrix shkruan se, edhe pse nuk mund të jetë gjithmonë fizikisht pranë saj, e mban afër zemrës, gjithnjë.
Në mesazhin e saj, Beatrix falënderon gjithashtu të gjithë ata që kanë dërguar lutje, mesazhe dhe fjalë të mira, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e madhe që po merr familja e saj në këtë periudhë të ndjeshme.
“Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami, me çdo frymë, çdo minutë. Edhe një hap i madh u bë sot. Jam shumë krenare për forcën tënde, mami. Çdo ditë një hap më afër.


