Telenews

Beatrix Ramosaj publikon fotografi nga prapaskenat e klipit të ri të realizuar në Deçan

beatrix-ramosaj-publikon-fotografi-nga-prapaskenat-e-klipit-te-ri-te-realizuar-ne-decan

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ditën e djeshme (e premte) ka publikuar këngën e re.

“Më ndikon” titullohet projekti, të cilin e ka finalizuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Kënga, që e përcolli me plot emocion e ndjeshmëri, është lansuar tashmë në të gjitha platformat digjitale.

Artistja tani ka shpërndarë disa fotografi nga prapaskenat e klipit, që e realizoi në Deçan.

E njëjta në një postim të ri ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, përfshirë këtu edhe vëllanë e saj, Alban Ramosajn, pasi shkroi tekstin, kompozoi dhe bëri gjithë realizimin.

Beatrix falënderoi edhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, për mikëpritjen e ngrohtë.

“Është nder dhe kënaqësi e madhe për mua të xhiroj në vendin më të bukur dhe të dashur për mua, Deçan. Vendlindjen e nënës tonë, aty ku gëzojmë kujtimet më të bukura si fëmijë”, përfundon 28-vjeçarja. /Telegrafi/

Të ngajshme

Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar

Valjeta Turkaj

Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Rrezarta Ramaj

Noizy paraqitet në GJKKO, kjo është arsyeja

Valjeta Turkaj