Telenews

Bebe Rexha flet për këngën “Çike çike”: U rrita me mendimin se duhej të isha “All American”, por tani kam kuptuar që të qenit shqiptare ishte superfuqia ime

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka publikuar zyrtarisht këngën e saj më të re “Çike çike”, e cila vjen si projekti i dytë nga albumi i ardhshëm “Dirty Blonde”.

Kënga ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, sidomos të audiencës shqiptare, pasi përfshin vargje në shqip ku artistja këndon: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”.

Artistja njoftoi se kënga tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore dhe e shoqëroi publikimin me një mesazh personal në rrjetet sociale, ku foli për lidhjen e saj me kulturën shqiptare dhe ndikimin që ajo ka pasur gjatë rritjes së saj në SHBA.

Të ngajshme

Pas Kristit, nga BBVA sonte del Mateo

KushtrimGuraj

Bebe Rexha puth në buzë një burrë të moshuar, në klipin e këngës “Çike Çike”

KushtrimGuraj

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

KushtrimGuraj