Këngëtarja me famë botërore ka ndarë së fundmi një video në TikTok që ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit.
Në klipin artistik, ajo shfaqet duke performuar në mes të rrugës gjatë një shiu të rrëmbyeshëm, nën ndriçimin e fortë të makinave dhe dritave të natës, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe nostalgjike.
“Le të bjerë shiu”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos, ndërsa në vetë klipin vendosi frazën: “Domethënia e videos: Fëmijët e 90-tave kur është duke rënë shi”.
Klipi duket si një rikthim humoristik te mënyra se si fëmijët e viteve ’90 shpesh përjetonin shiun – me entuziazëm, dramë dhe dëshirë për t’u bërë pjesë e momentit.
Në video, ajo shihet duke pozuar, duke kërcyer dhe duke e përjetuar shiun me intensitet, në një stil që përzien humorin me estetikën muzikore.
Ky postim ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjete sociale, duke bërë që fansat t’i rikujtojnë periudhat e fëmijërisë dhe energjinë e padiskutueshme që shiu sillte te brezi i viteve ’90.
Ndërkohë, ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë që nga publikimi i këngës së saj të fundit, artistja ka dhënë një lajm të mirë për fansat. Së fundmi, përmes një postimi në Twitter, ajo zbuloi se ka nëntë këngë të reja gati, të cilat mezi pret t’i publikojë.

