Telenews

Bebe Rexha thyen rekord në Billboard – “Meant To Be” shpallet kënga më e dëgjuar ‘country’ e shekullit 21

bebe-rexha:-eshte-e-tmerrshme-diskriminimi-qe-po-iu-behet-komunitetit-lgbt+

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj ndërkombëtare. Këngëtarja nga Dibra, e cila ka pushtuar skenat më të mëdha të muzikës në botë, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një arritje historike.

Gjiganti muzikor Billboard ka publikuar në rrjetin social Instagram listën e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e muzikës country në shekullin 21 – dhe në krye të kësaj liste renditet pikërisht kënga e Bebe Rexhës, “Meant To Be”.

“Grafikët country të shekullit 21. Hidhni një sy listës së Billboard për këngët më të mira country të shekullit 21 në @billboardcharts, bazuar në 25 vitet e para të këtij shekulli. Renditja me 100 pozicione është përpiluar sipas performancës në tabelën javore Top Country Songs, nga fillimi i vitit 2000 deri në fund të vitit 2024. Lëvizni fotot për të parë renditjen e plotë dhe klikoni linkun në bio për më shumë detaje” – shkruhet në njoftimin zyrtar të Billboard, të cilin Bebe Rexha e ka rishpërndarë me krenari në llogarinë e saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Kënga “Meant To Be”, e publikuar në vitin 2017 në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, ka njohur sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Ajo numëron mbi një miliard dëgjime në Spotify, mbi një miliard shikime në YouTube dhe ka marrë nominime për çmime prestigjioze si Grammy, MTV VMA, MTV EMA dhe CMA.

Ky hit është gjithashtu i certifikuar me çmimin “Diamond” në Shtetet e Bashkuara, një arritje që pak këngë kanë mundur ta prekin.

 

Ky është një moment tjetër lavdie për Bebe Rexhën dhe për të gjithë shqiptarët, që shohin se si zëri dhe talenti shqiptar ngjiten lart në skenën muzikore globale. /Telegrafi/

Të ngajshme

Flor Mumajesi lë pas problemet, rikthehet në tregun muzikor?

Donat Hashani

Dua Lipa tregon mëngjesin që ha te prindërit e saj: Llokuma, ajvar, speca e sugjuk

KushtrimGuraj

Melinda Ademi së shpejti me këngë të re

Valjeta Turkaj