Telenews

Bedri Hamza me tjetër premtim të madh për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së

Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës.

“Për familjet që kanë dhënë heronj, dëshmorë e martirë. Për ata që kanë humbur gjymtyrë dhe plagët ende i kanë të hapura. E kemi obligim angazhimin për ta. E para, për të gjitha këto kategori, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, pensionet do të rriten për 50 %. E dyta, ju prindër të dëshmorëve që sot jeni këtu, ma nuk do të detyroheni të zgjidhni mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, sepse do t’i merrni të dyja pensionet. Ndërsa, ju veteranë, nëse dëshironi të punoni, ne do t’ua mundësojmë të jeni aktivë në tregun e punës, pa ua ndalur përfitimet nga shteti si veteranë të UÇK-së. Jeni kategoria më meritore e lirisë dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës. Nuk do të harrohen kurrë ata që u shërbejnë qytetarëve të vendit.

Për ushtarët e FSK-së dhe policët e Kosovës, për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët. Për mjekët dhe infermierët, për zjarrfikësit, për shërbyesit civilë, rritja do të jetë 50%”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se në qeverinë e tij do të rriten pensionet e moshës 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen duke u bazuar në përvojën e punës.

“Ne i kemi dy nisma shumë të rëndësishme që do t’i lirojnë gratë nga obligimi familjar për t’u kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit. Do t’iu krijojmë atyre mundësi që të marrin rol më aktiv në jetën sociale dhe ekonomike. E para, do të ofrojmë subvencione prej 100 eurosh në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike dhe detyrohen t’i regjistrojnë në çerdhet private. Dhe, e dyta, do të krijojmë edhe qendra për kujdesin ndaj të moshuarve në secilin rajon të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do ta krijojë Fondin e Bursave me 25 milionë euro në vit për bursa studentore.

Të ngajshme

Zjarri në Prishtinë, policia: Situata është nën kontrollë, deri tani kaq personave iu ofrua ndihmë mjekësore

Donat Hashani

Krasniqi nga Skenderaj ‘godet’ Kurtin: Kurrë kush s’i ka thanë “puna e mbarë”

Donat Hashani

KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

Donat Hashani