Telenews

Bedri Hamza në Shtime me William Walker: Premton rritje të pagave dhe pensioneve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen për pritjen masive që mori në tubimin e tij në Shtime, ku ishte shoqëruar nga ambasadori William Walker.

Hamza falënderoi Walkerin për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës dhe u siguroi qytetarëve të Shtimes se premtimet e tij do të realizohen.

“Në ditën time të parë si kryeministër, do të filloj ndryshimet e nevojshme për rritjen e pagave dhe pensioneve,” tha ai.

Postimi i plotë:

Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës.

Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë.

May be an image of crowd

Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj.

Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.

 

Të ngajshme

Ekskluzive | Gazetari Lirim Mehmetaj denoncon kërcënimet ndaj tij, Policia i arreston dy persona

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në lumin Fan

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar për kërcënimet ndaj gazetarit Mehmetaj

KushtrimGuraj