Bedri Hamza: Qytetarët kërkojnë dinjitet, stabilitet dhe politika ekonomike që ualehtësojnë jetën
Hamza ka vazhduar fjalimin e tij, duke thënë se Kosova që funksionon kërkon qeveri të qëndrueshme dhe efektive.
Ai ka thënë se vendit i duhet një qeveri stabile,që krijon konsensus sa më të gjerë, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Kudo që shkon, Hamza ka thënë se qytetarët ia thonë të njëjtën gjë: “Jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Pagat nuk mjaftojnë. Çmimet po rriten çdo ditë.” “Nuk mund të planifikojmë asgjë për të ardhmen.” “Fëmijët tanë duan të largohen, sepse nuk shohin të ardhme këtu.”
Ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të ndihen kështu.
“Ky është realiteti ynë i hidhur! Qytetarët tanë nuk kërkojnë mrekulli. Ata kërkojnë dinjitet.Stabilitet. Politika ekonomike që e lehtësojnë jetën, jo që e vështirësojnë atë. Dhe pikërisht këtë e ofron programi ynë. Platforma jonë nuk është listë premtimesh. Është plan. Një plan koherent, i llogaritur, realist dhe i përgjegjshëm. Një plan i ndërtuar mbi shtylla që do ta zhvillojnë ekonominë dhe do ta rikthejnë shpresën në familjet tona”, ka thënë Hamza.

