Telenews

Bedri Hamza takon presidentin Bajram Begaj: Nëntori është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare

Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj.

Hamza ka thënë se në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve.

“Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka thënë Hamza.

Ky është postimi i plotë i Hamzës për takimin me Begajn:

Mikpritje e ngrohtë nga presidenti Bajram Begaj, me bisedë të përzemërt për popullin dhe kombin shqiptar. Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e Luginë të Preshevës, nëntori është kudo muaji i shqiptarëve. Është muaji që shton dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.
Së bashku, me besim e shpresë, ecim përpara!

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

KushtrimGuraj