Como afër marrëveshjes me talentin e Barcelonës
Skuadra e Comos e cila po kalon një sezon fantastik në Serie A, po synon të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Trajneri Cesc Fabregas, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit përforëcime, dhe duket se Como është afër marrëveshjes me talentin e Barcelonës, Andres Cuenca, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se tashmë është arritur një marrëveshje verbale me futbollistin 18-vjeçar.
Barcelona do të mbajë një klauzolë të lartë shitjeje në të ardhmen, mbi 20% për Cuencan.

