Telenews

Befason deputeti: Spotet e këngëtarëve cenojnë sigurinë kombëtare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur sot në Frontal për sigurinë kombëtare, duke thënë se siguria në Kosovë nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake.

Ushtaraku që u bë pjesë e PDK-së, ka përmendur edhe një element që mund të vë në pikëpyetje sigurinë kombëtare.

Sipas tij spotet e këngëtarëve dhe skenat erotike në to, janë cenim i sigurisë.

“Edukimi televiziv mund të jetë rrezik nacional. A e keni pa muzikën tonë çfarë fjalë dhe çfarë skena fliten. A nuk paraqet cenim i sigurisë ajo mu dridh mbi tavolinë dhe me gju euro dhe dollarë përpjetë, a?  A s’paraqet rrezik gjithë ato skena erotike?  Filmat turq që i dominojnë televizionet dhe krejt skenarët e tyre falsin për tradhtinë pandershmërinë, imoralitet…Siguria nuk cenohet vetëm nga sulmet ushtarake”, ka thënë Berisha.

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj