Telenews

Befason Elseid Hysaj, pranë kalimit te gjiganti anglez Manchester United –

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, pasi raportohet se është pranë transferimit te gjiganti anglez, Manchester United.

Sipas mediave angleze, drejtuesi teknik i “Djajve të Kuq”, Jason Wilcox, e ka identifikuar 32-vjeçarin shqiptar si një përforcim të dobishëm për të shtuar konkurrencën dhe alternativat në të dy krahët e mbrojtjes.

Po ashtu, trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, thuhet se ka dhënë miratimin për këtë transferim, duke i hapur rrugë finalizimit të marrëveshjes.

Interesimi i klubit anglez vjen pas paraqitjeve të mira të Hysajt me fanellën e Shqipërisë, me të cilën së fundmi siguroi edhe një vend në formacionin ideal të edicionit 2026 të Ligës së Kombeve.

Aktualisht, mbrojtësi shqiptar është lojtar i lirë, pas aventurave të tij në futbollin italian me Empolin, Napolin dhe Lazion.

Në këtë periudhë, Hysaj po stërvitet me Empolin për të ruajtur formën fizike, ndërsa mbetet në pritje të një aventure të re në karrierën e tij.

Të ngajshme

Dënim i rëndë për Kosovën nga UEFA, FFK-ja gjobitet me mbi 42 mijë euro –

KushtrimGuraj

Barcelona i vë syrin yllit të Dortmundit, por ka një pengesë për transferimin në janar

Rrezarta Ramaj

Zyrtare: Tre kandidatë në garë për president të FIFA-s, Infantino synon një tjetër mandat

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…