Telenews

Begaj flet në telefon me Osmanin, dënon ashpër sulmin në Ibër Lepenc

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin.

Ai u shpreh se ka dënuar ashpër sulmin që ka ndodhur mbrëmë në Ibër Lepenc.

“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

“Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, thuhet tutje në shkrimin e Begajt.

Ndërkaq, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se Osmani e ka njoftuar Begajn në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë.

Të ngajshme

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj