Telenews

Bëhen bashkë disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova

Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova ka përfunduar disa muaj më parë.

Fitues i këtij reality show u shpall artisti nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili fitoi çmimin prej 200 mijë eurosh.

Teksa secili kanë vazhduar me angazhimet e tyre, një pjesë së fundmi janë bërë bashkë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ka qenë Stresi që ka ndarë një fotografi në InstaStory, ku shfaqet me Andi Artanin, Gresa Hotin dhe Arta Selimin.

Të njëjtit duket se kanë kaluar një kohë të mirë bashkë dhe se ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Andi dhe Gresa theksojmë se po shijojnë një lidhje dashurie, e cila nisi gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë.

Big Brother VIP Kosova 2 është thënë se do të nisë në muajin shtator.

Të ngajshme

“U ndamë se është xheloz”, Benita flet për herë të parë për lidhjen me Endrin

Erzana Fazliu

Dua publikon fotografi të një dekade më parë

KushtrimGuraj

Ashton Kutcher 13 vjet pas divorcit nga Demi Moore: Jam shumë krenar për të

KushtrimGuraj