Dy yjet e Kosovës, Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova janë takuar dhe kanë publikuar një foto së bashku.
Foto është bërë në një fitnes, por që ka ngjallur interesim nga tifozët.
Nuk dihet se me çfarë qëllimi është publikuar kjo foto, por dyshimet e para janë se ata mund të luajnë bashkë sezonin e ardhshëm.
Edon Zhegrova me shumë gjasë do të largohet nga Lille, dhe një nga skuadrat e interesuara për transferimin e tij është Napoli, aty ku luan kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
