Telenews

Behgjet Pacolli zbulon një vizitë të Faton Pecit në shtepinë e tij

Në debatin në mes deputetit Avdullah Hoti dhe ministrit Faton Peci, është përfshirë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Ky i fundit ka thënë se Peci e ka quajtur si “njeri që vjen nga Kremlini”.

Pacolli e ka pyetur Faton Pecin pse këtë akuzë nuk ia ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e tij.

”Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!! Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike“, i ka dalë në mbrotje Pacolli – Hotit.

”Ju ministër edhe mua më keni sharë duke më quajtur ndër të tjerash ” njeri që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë këtë kur isha nikoqir i juaj në shtëpinë time? Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, 😡”triste”, triste nga një ministër i ri“, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.

Të ngajshme

Osmani: Anëtarësimi në NATO, çështje e rëndësisë së veçantë për sigurinë kombëtare

Valjeta Turkaj

Rashiq thotë se preferon një koalicion LVV-LDK për formimin e Qeverisë

Erzana Fazliu

Vazhdon numërimi në 34 komuna, shfaqen telashe me internet në tre prej tyre

Erzana Fazliu