Telenews

Behrami publikon pamjet e tjera: Fletëvotimi pa vulë në Mitrovicë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka publikuar pamje të reja që sipas tij tregojnë dyshime për manipulim të votave në Mitrovicë.

Në këto pamje shihet një fletëvotim pa vulë.

Behrami ka shkruar se “keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar.”

“Keqpërdorimi është aq masiv, saqë ky nuk është as tren bullgar. Ky është inxhiniering shtetëror i Albin Kurtit. Aq shumë fletë pa vulë, me numra të çrregullt serikë, saqë këtu nuk bëhet fjalë për një grusht fletëvotimesh. Këtu bëhet fjalë për dengje fletëvotimesh që kanë qenë në duart e njerëzve të VV-së përpara se të fillonte procesi zgjedhor.”, shkroi ai në ‘Facebook’.

Në video, sipas Behramit, duket qartë një fletëvotim pa vulë.

Të ngajshme

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin –

KushtrimGuraj