Telenews

Belbëzimet e Hysenit në tubimin e VV-së, habitet Koci: Kurrë nuk kam dashur të të shoh në këtë gjendje

belbezimet-e-hysenit-ne-tubimin-e-vv-se,-habitet-koci:-kurre-nuk-kam-dashur-te-te-shoh-ne-kete-gjendje

Përpjekjet e kandidatit të VV-së, Hydajet Hyseni, për të lexuar një letër në tubimin e djeshme të VV-së në Gjilan kanë nxitur reagime të shumta.

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, është habitur ish-bashkëpartiakun e tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se Hyseni dikur kishte ide, vizione dhe veprime për atedheun.

Kurse, tash, sipas Kocit, Hyseni ëshët zhytur në batakun e VV-së.

Ai ka vlerësuar se kurrë nuk ka dashur ta shkonte në këtë gjendje Hysenin.

“E more Hydajet Hyseni, dikur, kur kishe ide, vizion dhe veprim për atdheun, flisje pa pasur nevojë për letër! Sot, i zhytur në batakun e VV-së, nuk po arrin as të lexosh si duhet dhe po bën gabime si analfabeti Agim Bahtiri. Kjo po të ndodh sepse nuk ke më as vizion, as ide, as qëllim si dikur, por vetëm lexon ato që t’i përgatisin Dejona Mihajli dhe Albin Kurti. Kurrë nuk kam dashur të të shoh në këtë gjendje!”, ka shkruar Koci.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj