Telenews

Ben White largohet nga skuadra e Anglisë dhe kthehet në shtëpi për arsye personale

Mbrojtësi Ben White është kthyer në shtëpi nga Kupa e Botës për arsye personale dhe nuk pritet të kthehet në skuadrën e Anglisë për pjesën e mbetur të turneut të këtij dimri në Katar.

Një lajm i befasishëm ka ardhur tashmë nga kampi i kombëtares së Anglisë.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Anglisë konfirmohet largimin i mbrojtësit të Arsenalit nga skuadra e Anglisë në Kupën e Botës.

“Ben White është larguar nga baza stërvitore e Anglisë në Al Wakrah dhe është kthyer në shtëpi për arsye personale”.

“Mbrojtësi i Arsenalit nuk pritet të kthehet në skuadër për pjesën e mbetur të turneut”.

“Ne kërkojmë që privatësia e lojtarit të respektohet në këtë moment”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare.

Të ngajshme

Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami

KushtrimGuraj

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë ndaj Sturm Grazit

KushtrimGuraj