Telenews

Benfica hesht Ajaxin dhe kualifikohet në çerekfinale

Benfica ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Ajaxin në raundin e 16-të.

Skuadra portugeze kaloi tutje, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 2:3.
Ajax dominoi në përgjithësi në çdo aspekt në ndeshjen e dytë ndaj Benficas, por që nuk i finalizuan rastet.
Vendasit krijuan aksione të shumta dhe zhvilluan lojë të bukur, mirëpo assesi nuk arritën të thyenin mbrojtjen kundërshtare.
Ndërkohë, Benfica që provoi disa herë përmes kundërzbritjeve, golin e gjeti përmes Darwin Nunez që shënoi me kokë pas një harkimi të Grimaldos (77′).
Kështu, Benfica tani i bashkohet skuadrave të tjera në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit këtë të premte.

Të ngajshme

Federata Shqiptare investon në modernizimin e infrastrukturës së “Air Albania”

Rrezarta Ramaj

Tuttosport: Zhegrova fiton “zemrën” e Spallettit, kosovari mes katër lojtarëve që po fiton rëndësi te Juventusi –

KushtrimGuraj

Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira –

KushtrimGuraj