Telenews

Beogradi: 103 persona të lënduar, shumica në aksidente trafiku

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Beograd ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të natës janë raportuar gjithsej 103 persona të lënduar, ku pjesa më e madhe e lëndimeve kanë ndodhur në aksidente trafiku.

“Ka pasur 103 të lënduar dhe shumica e tyre janë si pasojë e aksidenteve në komunikacion,” tha për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) Momir Sharac nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

Ai shtoi se aksidenti me numrin më të madh të të lënduarve është regjistruar në rrugën e Zrenjaninit, ku kanë qenë të përfshirë një furgon dhe disa persona.

“Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona”, deklaroi Sharac raporton Danas.

Nga ana tjetër, mbrëmë përkrahësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq kanë sulmuar me mjete të forta protestuesit/studentët në Beograd duke bërë që të ndërhyjë edhe policia.

Të ngajshme

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

Rrezarta Ramaj

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj