Telenews

Beqiraj i jep fund karrierës si futbollist

Fatos Beqiraj i ka dhënë fund karrierës profesionale si futbollist, por do të mbetet ende i lidhur me futbollin. Të mërkurën gjatë ditës, klubi shqiptar i Malit të Zi, KF Deçiqi, ka njoftuar se Beqiraj do ta ketë rolin e drejtorit sportiv në skuadër.

“Nga sot klubi jonë ka edhe një përforcim të ri, por këtë herë Fatos Beqiraj – Drejtor Sportiv i KF Deçiqi”, ka shkruar shkurt klubi shqiptar në Facebook.

Beqiraj 35-vjeçar ka pasur karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për Besën e Pejës, Buduqnostin, Dinamon e Zagrebit, Changchun Yatain kinez, Dinamo Minskun, Dinamon e Moskës, Mechelenin, Maccabi Netanyan,Wisla Kraowen, Bnei Yehudan, Astanan, Deçiqin dhe Mornarin.

Për Përfaqësuesen e Malit të Zi ka zhvilluar 86 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15-të gola. Gol i ka shënuar edhe skuadrës së madhe spanjolle, Real Madridit, sa ishte pjesë e skuadrës kroate, Dinamos së Zagrebit. Ai kishte realizuar në nëntor të vitit 2011 në “Santiago Bernabeu”, në disfatën 6:2. Ishte ndeshje e fazës grupore të “Championsit” në edicionin 2011/12.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj