Ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Berat Lahu ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të LVV-së, të cilët pretenduan se kompania energjetike e Vuk Hamoviqit, EFT, nuk është licencuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2.
Lahu, në një paraqitje televizive të para pak ditëve, tha se kompania e oligarkut serb Hamoviq, EFT, është licencuar nga ZRrE në vitin 2021.
Por, ish-deputeti i LVV-së, Armend Muja dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mohuan deklarimet e Lahut, duke pretenduar se kompania funksionon që nga viti 2008 në Kosovë.
E Lahu, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dokumente që thotë se mbështesin pretendimin e tij.
“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të përpiqen ta fshehin të vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Më 02 shtator 2021, është licensu EFT, nga ZRRE”, shkroi Lahu.

