Telenews

Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigurim u bëri presion qytetarëve sot në mëngjes

Veton Berisha ka bërë të ditur se ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar se ka ushtruar presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

Ai ka thënë se pas ankesave të banorëve ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij ministri është parë me veturë zyrtare, i shoqëruar nga kryetari i partisë dhe sigurimi i tij personal.

“Kam siguru pamje, dhe kjo sjellje dhe ky veprim është i papranueshëm. Prezenca e tij ka të bëjë me pengimin e daljes së njerzve me votu normalisht, presionin ,njerëzit më kane thënë se kanë frikë me dalë, i keni pamjet. Sigurimi dhe bodygardët e ministrit është e papranueshme të qëndrojnë në komunitetin tonë. E denoncuam në polici, u hap rast”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi