Telenews

Berisha: Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit

Lidhur me kërkesat e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri kosovar ka qenë në dijeni, thotë ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Berisha deklaroi për Front Online se Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit.

Kurti ka qenë në dijeni për këtë kërkesë, por për fat të keq ai në vend që të veproj si kryeministër po vepron si politikan i kalkulimeve elektorale. Nuk mund të kërkosh integrime në organizata euroatlantike e të mos kesh standardin e respektimit të marrëveshjeve që vetë i ke pranuar”, theksoi Berisha.

Ish-zv.ministri Berisha deklaron se kryeministri aktual po e mbanë peng Kosovën në procese të rëndësishme për vendin.

“Kurti është duke bërë kalkulime politike me temën e Asociacionit duke e bërë peng shtetin e Kosovës në këto procese kaq të rëndësishme për motive elektorale”, vlerësoi Berisha.

source

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj