Telenews

Berisha me gjuhë të ashpër ndaj Ramës: Argat i Vuçiqit, bëri bllof për Asociacionin

 

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar takimet e 26 tetorit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me liderët evropianë në Bruksel.

Sipas Berishes, Kurti e pranoi, por Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen, teksa ka thënë se presidenti serb e thirri në ndihmë kryeministrin Rama.

Berisha e quajti propozimin e Ramës për Asociacionin bllof dhe kryeministrin shqiptar si argat të Vuçiqit.

“Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e tyre kurse Vuçiç e refuzoi atë. Por si tinzar sapo u kthye në Beograd për t’i shpëtuar presioneve si gjithnjë, shpalli zgjedhjet parlamentare për të forcuar pushtetin e tij putinist”, ka shkruar ai

“Pas kësaj ai thirri në ndihmë argatin e tij në Tiranë, i cili si lider global i 1 prillit një javë pas takimit të Brukselit deklaroi se drafti i Asocacionit dorzuar Kurtit në Bruksel ishte ai që muaj më parë ju kishte dërguar udhëheqësve europian. Mirëpo në ate kohë draftin e tij për Asocacionin në të vërtetë e refuzuan publikisht si Kurti ashtu dhe Vuçiç”, ka shkruar Berisha.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Pamje dramatike në Norvegji – toka u përpi nga deti së bashku me disa shtëpi banimi

KushtrimGuraj

Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik Hargreaves

Donat Hashani