Telenews

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk ka bojkotuar Kuvendin, por ka vendosur të mos marrë pjesë në seancat parlamentare deri në momentin kur të zhbllokohet procedura për shqyrtimin e amendamenteve të depozituara nga deputetët demokratë.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha sqaroi se vendimi nuk përfshin komisionet parlamentare dhe lidhet me, sipas tij, refuzimin e mazhorancës për të futur në rend dite ndryshimet ligjore të kërkuara nga përfaqësuesit e protestës.

“Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës. Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët. Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi. Të vendosë kryesia, t’i paraqesim, t’i diskutojmë. Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, tha Berisha.

Të ngajshme

Rreziku për diabet rritet në tre muajt e parë pas përdorimit të antipsikotikëve

Rrezarta Ramaj

Ish Ministrja e Jashtme për Ramen: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet

Rrezarta Ramaj

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj

Rrezarta Ramaj